Ndahet nga jeta, në moshën 116-vjeçare, gruaja më e moshuar në SHBA
19.04.2021 11:47
Hester Ford, u nda nga jeta të shtunën në moshën 116 vjeçare, duke lënë pas shumë pasardhës...

Hester Ford, u nda nga jeta të shtunën në moshën 116 vjeçare, duke lënë pas shumë pasardhës. Në vitin 2019 , “Gerontology Research Group” tha se Hester Ford është amerikania më e moshuar.
Afrikano-amerikania ka lindur në Karolinën e Jugut dhe është rritur në një fermë ku ka punuar në një fushë pambuku, pas së cilës punoi si dado.
Ajo gjithashtu i mbijetoi pandemisë së gripit spanjoll. Kishte më shumë se 280 pasardhës: 12 fëmijë, 48 nipër e mbesa, rreth njëqind stërnipër e mbesa.
