Botë

Rusia dëbon 20 diplomatë çekë

19.04.2021 12:24

Vijojnë të përshkallëzohen tensionet mes Rusisë dhe Çekisë, pasi kjo e fundit akuzoi disa agjentë rusë....

Vijojnë të përshkallëzohen tensionet mes Rusisë dhe Çekisë, pasi kjo e fundit akuzoi disa agjentë rusë si të përfshirë në një shpërthim në një depo armatimi në vitin 2014, ku humbën jetën 2 persona.
 
Në kundërpërgjigje të dëbimit të 18 diplomatëve të saj nga Çekia, Rusia u kundërpërgjigj duke urdhëruar dëbimin e 20 çekëve.
 
E nëse Çekia iu la 72 orë afat diplomatëve rusë të largohen, Kremlini kërkon që diplomatët çekë të largohen brenda 24 orëve.
 
Një përshkallëzim i situatës ka detyruar Ministrat e Jashtëm të BE-së që të mbajnë një takim urgjent ditën e sotme për të diskutuar për këtë çështje.