Botë

Vaksinimi anti Kovid në SHBA, gjysma e popullsisë ka marrë një dozë vaksine

19.04.2021 14:28

Gjysma e të rriturve në SHBA kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit....

Gjysma e të rriturve në SHBA kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se gati 130 milionë njerëz mbi 18 vjeç, kanë marrë së paku një doze të vaksinës, që përbën 50.4 për qind të popullsisë. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga virusi korona. Nga ana tjetër autoritetet shëndetësore britanike po analizojnë nëse varianti i ri i virusit Korona i zbuluar në Indi mund të përhapet më lehtësisht dhe po ashtu t’i rezistojë vaksinave aktuale. Nuk ka ende të dhëna për ta klasifikuar variantin si “variant shqetësimi”, ka thënë shkenctarja Susan Hopkins. Më tepër se 70 raste të variantit të ri janë zbuluar në Angli e Skoci. 
 
Zelanda e Re heq karantinën, emocione pas fluturimit të parë nga Australia 
 
Ndërkohë qindra Australian kanë arritur në aeropotin e Zelandës së Re, në ditën e pare të mundësisë për të udhëtuar pa pasur nevojë për karantin mes dy vendeve. Ndalesa për më teprë se një vit kishte lënë shum familje të ndara, prandaj menjëherë mijëra qytetarë rezervuan bileta të aeroplanit, për të takuar të afërmit e tyre. 
 
"Kemi pritur shum gjatë është fantastike"...
 
"Ndjenjë e pa besueshme, nuk kamë fjalë, jam falenderuese që mu mundësua të kthehem, po dridhem nga emocionet"...
 
"Emocione të përziera, rrethana të dhimshme ajo është këtu për shkak të humbjes së vëllaut. Por jemi të lumtur se kemi mundësi të jemi përsëri sëbashku.", thanë qytetarët. 
 
Australia lejonte futjen e shtetasve të Zelandës së re pa obligim për karantinë, por Zelanda e re kishte vendosur masa kufizuese që kërkonin karantinë 14 ditore për ata që udhëtonin nga Australia. 
 
Zvicra dhe Norvegjia lehtësojnë masat, në Gjermani edhe më tej shifra të larta infektimesh 
 
Edhe Zvicrra dhe Danimarka kanë lehtësuar masat. Zvicra nisi javën me lehtësimin e masave, edhe pse numri i të infektuarve është në rritje. Baret dhe restorantet do të mund t’i rihapin terracat, ndërsa palestrat dhe kinematë mund të rifillojnë punën për aq kohë sa i respektojnë masat e sigurisë. Poashtu do të nisë edhe mësimi në disa universitete. Në Portugali, ndërkaq, qendrat tregtare u rihapën, për herë të parë pas dy muajsh.
 
Nxënësit po ashtu u kthyen në shkolla, ndërsa kafenetë dhe restorantet mund të shërbejnë konsumatorë në terraca. Ndërkohë gjermania vazhdon të shënojë shufra të alrta infektimesh. Gjatë 24 orëve të fundit COVID-19 është konfirmuar tek 11 mijë e 437 persona. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani arriti në tre million e 153 mijë e 699 persona.  Si pasojë e infektimit kanë vdekur edhe 92 persona duke e çuar numrin e viktimave në mbi 80 mijë persona. Në nivel botëror virusi ka prekur mbi 141 milionë njerëz. Prej tyre, mbi tre milionë kanë vdekur dhe mbi 80 milionë janë shëruar.
 
GYLTENE SINANI