Maqedoni

Shoqata "Drejtësi për kursimtarët” kërkon dorëheqjen e kryetares së KSHPK-së

19.04.2021 14:52

Shoqata "Drejtësi për kursimtarët”, personat fizik dhe juridik të dëmtuar nga falimentimi i "Eurostandard Bank"...

Shoqata "Drejtësi për kursimtarët”, personat fizik dhe juridik të dëmtuar nga falimentimi i "Eurostandard Bank", parashtruan kërkesë për dorëheqje të parevokueshme të kryetares dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Përfaqësuesi ligjor i Shoqatës, avokati Ljupço Kuzmanovski, pasi paraqiti kërkesën, tha se Komisioni "pa ndonjë nevojë dhe pa arsye ka ndërhyrë në procedurën e Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e nenit 163, paragrafi 3 i Ligjit për Bankat.
 
“Ajo që është edhe më tragjike, shkelja u bë në mënyrë të palejueshme dhe të paautorizuar, me presion mbi një gjyqtar kushtetues për shkak të një konflikti të pretenduar interesi, me çka u detyrua, së bashku me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese, të paraqiste kërkesë te Komisioni për të pastruar çështjen. Në atë mënyrë, jo vetëm që u bë presion mbi gjyqtarin konkret të kushtetueses, por gjithashtu Komisioni ndikoi që Gjykata Kushtetuese si institucion që ai të mos punojë dhe të mos vendosë për pikën e rendit të ditës më 15 prill 2021.”,- tha përfaqësuesi ligjor i Shoqatës, avokati Ljupço Kuzmanovski.
 
Por, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, u tha parashtruesve të kërkesës për dorëheqjen e saj se për rastin në fjalë ekziston lëndë e hapur, ndërsa mohoi të ketë pasur presion ndaj gjykatësit, për të cilin Komisioni vlerëson se nuk është në konflikt interesi.
 
“Kjo do të thotë që gjyqtari mund të vendosë, por të mbajë llogari për vendim të paanshëm në gjykim. Nëse e shikojmë në atë mënyrë, atëherë të gjithë gjyqtarët mund të jenë në një farë lloj konflikti të interesit, sepse të gjithë janë kursimtarë diku.”,- theksoi kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
 
Gjykata Kushtetuese në seancën e saj më 15 prill nuk vendosi mbi iniciativën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Nenit 163, paragrafi 3 i Ligjit për Bankat, i cili i jep përparësi Fondit të Sigurimit të Depozitave në mbledhjen e kërkesave në procedurat e falimentimit në lidhje me të gjithë kreditorët e tjerë. Dilema ishte nëse gjyqtari Darko Kostadinovski kishte konflikt interesi, sepse ishte kumbar me Kosta Kostovskin, djalin e Trifun Kostovskit, i cili ishte pronari dhe aksionari kryesor i “Eurostandard Bank”.
 
REJHANE BUSHI METAJ