78 persona e humbën jetën në sulme vetëvrasëse në Nigeri
Në dy sulme vetëvrasëse në treg të mbushur me njerëz në Majduguri, në Nigerinë Verilindore, e humbën jetën të paktën 78 persona, kumtuan autoritetet mjekësore nigeriane.....

Dy adoleshente të veshura në xhihab kanë hyrë në tregun e mbushur me njerëz dhe aktivizuan mjete shpërthyese, deklaroi koordinuesi i forcave speciale civile në shtetin Borno, Aba Axhi Kali.
Adoleshentja e parë e ka aktivizuar mjetin shpërthyes dhe ka vrarë disa gra. Kur njerëzit u mblodhën në vendin e ngjarjes, adoleshentja e dytë filloi të bërtasë dhe u ngrit në ajër, duke vrarë një numër të madh njerëzish, shtoi Kali.
Ushtria dhe policia e bllokuan këtë zonë të qytetit, përderisa ekipet e shpëtimit ndihmuan në bartjen e të mbijetuarve në spital.
Për këto sulme dyshohet organizata ekstremiste islamike kryengritëse Boko Haram.
