Tiranë, 5 të lënduar me thikë në një xhami

19.04.2021 16:53

Një sulm me armë ka ndodhur në një xhami në Tiranë....

Një sulm me armë ka ndodhur në një xhami në Tiranë, vetëm pak ditë pas nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. 34-vjeçari, Rudolf Nikollaj, nga Burreli, ka sulmuar me thikë disa besimtarë që po luteshin, duke i lënë të plagosur. 

Mësohet se i riu ka sulmuar fillimisht  një punonjës picerie pranë xhamisë, ndërsa më pas është futur brenda saj, duke kryer edhe aktin kriminal. Të plagosurit aktualisht janë në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Menjëherë pas plagosjes ka reaguar Ahmed Kalaja, imami i Xhamisë “Dine Hoxha”.

I tronditur e me lot në sy, ai lutet që ngjarja të mos ketë prapaskena terrorizmi.  Aktualisht policia është përqendruar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe pistat hetimore që lidhen me shkakun e këtij sulmi.

Në Shqipëri është hera e parë që ndodh një sulm i këtij lloji, ndërsa vendi njihet për bashkëjetesë fetare. Ndërkohë, nuk përjashtohet as motivi që lidhjen me shëndetin mendor të autorit. (Luljeta Ndoka, TVM2)