KB-ja solli rezolutë për mbrojtjen e të dhënave personale
KB-ja solli rezolutë në të cilën insiston në mbrojtje të komunikimeve dhe të dhënave personale dhe në të cilën parasheh që viktimat e ndjekjes së paligjshme të kenë të drejtë të kërkojnë kompensime, transmetuan mediat franceze.....

Rezoluta ka karakter detyrues dhe u soll me konsenzus në komisionin për çështjet e të drejtave të njeriut në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së ndërsa në iniciativë të Brazilit dhe të Gjermanisë.
Rezoluta në dhjetor do t'i propozohet për votim edhe Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.
Në dokumentin qeverive u bëhet apel që t'i ndërmarrin masat e nevojshme për ta ndërprerë prishjen e jetës personale. Në tekst theksohet se përderisa personat fizikë janë viktima të ndjekjes së paligjshme ose të çfarëdoshme nga ana e qeverisë, të fundit duhet t'u propozojnë zgjidhje efikase në pajtim me obligimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Në dokument pranohet se druajtjet lidhur me sigurinë mund ta arsyetojnë grumbullimin e disa informacioneve të besueshme, nën kushte që vendet tërësisht t'i respektojnë të drejtat e njeriut.
