Greqi, kufiri grek i mbyllur për shtetasit e RMV-së
Për shtetasit e Maqedonisë, kufijtë e Greqisë...

Për shtetasit e Maqedonisë, kufijtë e Greqisë mbesin të mbyllur edhe një javë. Qeveria greke e vazhdoi deri më 26 prill të vitit 2021 vendimin ministror për kufijtë tokësor dhe ndalesën për hyrje të shtetasve për vendet e treta.
Për vendkalimin kufitar Bogorodicë, me Maqedoninë e Veriut si dhe Kakavias ndaj Shqipërisë nuk ekzistojnë ndryshime, gjegjësisht do të punojnë prej orës 7 deri në 19 sipas kohës lokale, lejohet hyrja vetëm për disa kategori të caktuara, me vërtetim për PCR testin negativ të bërë paraprak dhe me rezultat negativ nga testi i shpejtë në vetë vendkalimin kufitar nga autoritetet greke, në ditë është lejuar në Greqi të hyjnë më së shumti 400 persona, ndërsa sërish është obliguar karantinë prej 14 ditëve.
Për transportuesit, kufiri është hapur nga ora 7 deri në 23 sipas kohës lokale, ndërsa edhe për shoferët e kamionëve, rezultat negativ nga rapid testi të bërë në vendkalimin kufitar është parakusht për hyrje në Greqi.
