Maqedoni
Mbërrijnë 10.530 vaksina nga Pfizer, Filipçe në Beograd, diskuton rreth vaksinave
20.04.2021 10:19
Dërgesa e parë e vaksinave “Pfizer” ka arritur dje pasdite në vendin tonë....

Dërgesa e parë e vaksinave “Pfizer” ka arritur dje pasdite në vendin tonë.
Vaksinat janë siguruar përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin. Bëhet fjalë për 10.530 doza të vaksinës “Pfizer”, të cilat nga e mërkura do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në vend, ku vaksinimi po zhvillohet në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Imunizimit të Popullsisë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe Austria ka njoftuar se planifikon që deri në muajin gusht të shpërndajë 651 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një skeme të Bashkimit Evropian. Bosnja e Hercegovina do të marrë pjesën më të madhe të vaksinave me 214 mijë doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145 mijë doza, Maqedonia e Veriut me 119 mijë doza dhe Serbia është e fundit me 36 mijë doza.
Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, do të zhvillojnë sot një vizitë zyrtare në Beograd, ku do të takohen me ministrin e Shëndetësisë të Serbisë, Zllatibor Lonçar dhe me drejtoreshën e Institutit të virologjisë, vaksinave dhe serumeve “Torlak”, Vera Stoiljkoviq. Mes tjerash do të diskutohet edhe për gjendjen me pandeminë dhe furnizimin me vaksina.
