Maqedoni
Reporterët pa Kufij, RMV dy vende më lart sipas lirisë së mediave
20.04.2021 10:42
Maqedonia e Veriut është ngritur dy vende më lart, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Mediave...

Maqedonia e Veriut është ngritur dy vende më lart, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Mediave të organizatës Franceze “Reporterët pa Kufij”.
Por raporti vlerëson se zyrtarët qeveritarë vazhdojnë të kërcënojnë dhe fyejnë mediat, ndërsa ngacmimet kibernetike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve në rrjetet sociale janë shtuar.
"Situata e medias është përkeqësuar, zyrtarë të lartë të qeverisë kanë vazhduar të kërcënojnë dhe fyejnë mediat, ndërsa ngacmimi në internet dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve në mediat sociale, janë rritur. E gjithë kjo ka forcuar kulturën e ngulitur të mosndëshkimit. Në të njëjtën kohë, pandemia ka komplikuar raportimin e gazetarëve. Organizatat që përfaqësojnë mediat, kundërshtuan me forcë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Media që lejonin reklamimin e shtetit në media. Ata kundërshtojnë sepse besojnë se kjo gjë, mund të inkurajojë klientelizmin. Ministria e Drejtësisë po bën ndryshime në Kodin Penal që do ta bënte më të sigurt punën e gazetarëve dhe punonjësve të medias," thuhet në raportin e Reporterëve pa Kufij për RMV-në.
Këtë vit, RMV është në vendin e 90-të. Mediat më të lira në rajon janë Sllovenia, në vendin e 36-të, Kroacia (56), Bosnja dhe Hercegovina (58), Greqia (70), Kosova (78) dhe Shqipëria (83). Serbia është më keq se vendi ynë (93), Mali i Zi (104) dhe Bullgaria (112). Në raportin që çdo vit vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende, për të pestin vit radhazi e para është Norvegjia, në pesë vendet e para janë Finlanda, Suedia, Danimarka dhe Kosta Rika. Eritrea është në vendin e fundit, e ndjekur nga Koreja e Veriut, Turkmenistani, Kina dhe Xhibuti.
