Maqedoni
Masat anticovid, sektori i hotelierisë dhe turizmit sot në protesta
20.04.2021 09:15
Prej sot duhet të fillojë aplikimi për mbështetje financiare të pagave, pjesë e pakos së pestë antikrizë...

Prej sot duhet të fillojë aplikimi për mbështetje financiare të pagave, pjesë e pakos së pestë antikrizë, por që nuk ka mundur të realizohet pasi kuvendi ishte i bllokuar. Gjithashtu qeveria duhet të sqarojë edhe pakon e 6 të masave.
Por masat antikovid, nuk janë pritur mirë nga sekori i hotelierisë dhe turizmit që në mesditë ka nisur protestën e paralajmëruar, pasi thonë se po përjetojnë kolaps për shkak të pandemisë. Ata kanë mirëpritur ndërkohë parapalajmërimet për pakon e gjashtë të masave ekonomike, por kanë theksuar se vonesa e miratimit të pakos së pestë u ka shkaktuar dëme serioze.
