Maqedoni

Edhe një javë masat e njejta, lehëtsime vetëm nësë ulen infektimet

20.04.2021 10:31

Qeveria do të shqyrtojë propozimin që të vazhdohen masat kufizuese edhe për një javë siç propozoi një ditë më parë Komisioni për Sëmundje Infektive....

Qeveria do të shqyrtojë propozimin që të vazhdohen masat kufizuese edhe për një javë siç propozoi një ditë më parë Komisioni për Sëmundje Infektive. Shtabi i Krizës ka propozuar që duke filluar nga 27 prilli deri më 15 maj, ora policore të fillojë në orën 21:00, ndërsa lokalet të fillojnë të punojnë në ambientet e tyre të jashtme, si rrugicat, kopshtet apo tarracat që ata disponojnë. 
 
Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se situata në spitale është stabile dhe numri i pacientëve që po pranohen nëpër qendrat Kovid, po zvogëlohet gradualisht. Por numri i të vdekurve me Kovid 19 në vend vazhdon të jetë i lartë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 35 fatalitete.