Maqedoni
Sulmi në xhaminë e Tiranës, Rudolf Nikolli akuzohet për “akt terrorist”
20.04.2021 11:01
Rudolf Nikolli i arrestuar për sulmin në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë....

Rudolf Nikolli i arrestuar për sulmin në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, ndonëse është me probleme shëndetësore, është arrestuar nën akuzën e “aktit terrorist”.
Kjo akuzë e ngritur vjen për shkak se i riu ka sulmuar një kult fetar, siç është xhamia. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në kryeqytetin e Shqipërisë. Nikolli, 34 vjeç, sulmoi me thikë brenda mjediseve të xhamisë së rrugës së Kavajës pesë besimtarë dhe para kësaj edhe një të punësuar në një piceri. Të plagosurit janë dërguar në spital, katër janë liruar nga spitali, kurse një është në operacion, pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës. Nikolli ishte në kërkim nga policia për një sulm, gjithashtu me thikë, të ndodhur në muajin mars në terminalin e autobusëve në Tiranë. Rasti në Prokurori është duke u trajtuar për “Financim të terrorizmit”, që në Shqipëri dënohet me 15 vjet burgim, burgim të përjetshëm ose gjobë deri në 80 mijë euro.
