Botë

OBSH optimiste: Pandemia vihet nën kontroll brenda disa muajve

20.04.2021 11:30

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë Covid 19...

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë Covid 19 gjatë muajve të ardhshëm, nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar sëmundjen.

"Ne kemi mjetet për të futur pandeminë nën kontroll brenda disa muajsh, nëse ato zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë. Shqetësim përbwn  shkalla e lartë të përhapjes së Covid 19 tek personat e moshës 29 deri 59 vjeçare në mbarë botën, gjë që mund të jetë për shkak të varianteve shumë më ngjitëse. U deshën 9 muaj për të arritur një milion vdekje, 4 muaj për të arritur 2 milionë dhe 3 muaj për të arritur 3 milionë.", tha Tedros Adhanom Ghebrejesys, kreu i OBSH-së.
 
Aktivistja për ndryshimet klimatike Greta Thunberg, iu bashkua konferencës virtuale nga Suedia. Sipas saj, një në katër persona në vendet e pasura tani është vaksinuar kundër Covid 19, vetëm një në më shumë se 500 njerëz në vendet e varfëra ka marrë njërën dozë.
 
"Nacionalizmi i vaksinave po udhëheq shpërndarjen e vaksinave.E vetmja gjë e drejtë morale është t’u jepet përparësi njerëzve që janë më të rrezikuarit, pa marrë parasysh se a jetojnë në një vend të pasur a të varfër.", tha Greta Thunberg, aktiviste për ndryshimet klimatike.
 
Ajo theksoi se është joetike që vendet e pasura po i japin përparësi vaksinimit të shtetasve të tyre të rinj përpara grupeve që rrezikohen nga virusi korona në vendet në zhvillim.