Botë
Shqipëri, firmoset kontrata per Aeroportin e Vlores
20.04.2021 12:07
Sot u nënshkrua kontrata për Aeroportin e Vlorës...

5 ditë para zgjedhjeve parlamentare, qeveria shqiptare firmos për ndërtimin e aeroportit të tretë ndërkombëtar, në qytetin e Vlorës. Kontrata, mes ministrisë së Infrastrukturës dhe tre firmave që do të ndërtojnë aeroportin u firmos ditën e sotme, ndërsa pritet që brenda 14 muajsh të nisin punimet. Funksional, aeroporti do të jetë brenda 3 vitesh. Ministrja Belinda Balluku dhe kreu i konsorciumit Behgjet Pacolli dhanë detaje të projektit që do të kushtojë 104 milionë euro.
"Aeroporti i Vlorës, është dizenjuar si porta kapëse dhe hyrëse në bregdetin shqiptar. Punimet do nisin brenda 14 muajsh. Në fazën e parë që përfshin ndërtimin e terminalit të pasagjerëve, faza e dytë e saj përfundon pas vitit të 4 të operimeve.", tha Belinda Balluku, ministre e infrastrukturës e Shqipërisë.
“Do të jemi krenar me këtë vepër që do bëjmë, në vendin ku më rëndon koka, që këtë e bëj për popullin tim dhe me njerëzit që kanë kontribuar për një Shqipëri europiane. ne do ia dalim, dhe nuk mbete asgjë tjetër veçse të nisim punën.”, tha Behgjet Pacolli, drejtor i konsorciumit Mabetex Group.
Teksa pak ditë më parë u inaugurua edhe Aeroporti i Kukësit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se javën tjetër do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.
LULJETA NDOKA
