Maqedoni

Padi për dy punonjës në Agjencinë për Punësim, dyshime se dëmtuan buxhetin për rreth 10 000 euro

20.04.2021 13:29

Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuteristikë në kuadër të SPB Shkup...

Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuteristikë në kuadër të SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër një 48 vjeçari dhe një 60 vjeçari, të dy nga Shkupi,  të punësuar në Agjencinë për Punësim, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare, sipas nenit 353 të Kodit Penal.
 
“Të dyshuarit, gjatë periudhës 20 nëntor - 22 janar, në kundërshtim me nenin 13 të Ligjit për punësim dhe punë të të huajve, kanë lëshuar 14 formularë për paraqitjen në punë të të huajve në territorin e Maqedonisë së Veriut te personi fizik, me çka kanë legalizuar qëndrim ilegal dhe punë për 87 persona- shtetas të huaj, pa marrë leje për qëndrim të përkohshëm legal për punë dhe pa bërë punësim në përputhje me Ligjin për punë. Në këtë mënyrë kanë mundësuar që personi fizik t’i ikë pagesës për dhënien e kontributeve për sigurim social në vlerë prej 593.056 denarë, me të cilën vlerë, personi fizik ka arritur pasuri të kundërligjshme dhe në të njëjtën kohë, për të njëjtën vlerë të denoncuarit kanë dëmtuar Fondet e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.