Maqedoni

“Lagja e Trimave”, bastisen qelitë e të dënuarve, u konfiskohen celularët

20.04.2021 13:41

Në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm, janë kontrolluar qelitë e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave” në Burgun e Idrizovës...

Në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm, janë kontrolluar qelitë e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave” në Burgun e Idrizovës dhe gjatë këtij kontrolli, janë gjetur celularë dhe mjete tjera të palejueshme.
 
Nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve për Agjencinë e Lajmeve MIA kanë thënë se me urdhër të gjykatës dhe me asistencë të policisë, në mëngjes në Burgun e Idrizovës është kryer bastisje në disa qeli, ku janë zbuluar dhe janë marrë disa sende, që janë dërguar për ekspertizë. Aksioni i kontrollit  ka kaluar në rregull dhe pa incidente.