Maqedoni
Gabimet në librat shkollore, Carovska: Do të eleminohen, fokusohemi në cilësi
20.04.2021 13:59
Përfaqësuesit e komisioneve dhe ekspertët do të korrigjojnë përmbajtjen e të gjitha librave shkollorë ku ka pasur diskriminim në çfarë do lloj baze...

Përfaqësuesit e komisioneve dhe ekspertët do të korrigjojnë përmbajtjen e të gjitha librave shkollorë ku ka pasur diskriminim në çfarë do lloj baze, thotë ministrja e arsimit Milla Carovska. Sipas saj, nëse deri dje diskutohej për tekstet për krimin, korrupsionin etj, sot është mirë që flitet për cilësinë e librave.
"Me këtë ligj për librat shkollorë, për herë të parë do të vendosen filtra që duhet të ofrojnë përmbajtje cilësore, përmes komisioneve të përbëra nga mësimdhënës të lëndëve, profesorë universitarë dhe përfaqësues me mbi 10 vite përvojë në preventimin e shkeljeve dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo bëhet me qëllim që në ato libra ku janë hasur diskriminime në bazë të përkatësisë etnike, diskriminim i femrave, shkatërrim të konceptit qytetar ose prezentimin e qeverisë si dominuese dhe forcë që sundon qytetarët, të mbeten në të kaluarën dhe të fokusohemi në atë se cdo të thotë një libër shkollor cilësor.", tha Milla Carovska, ministre e arsimit dhe shkencës.
Librat digjitale, Carovska: Duhet të hecim në hap me kohën
Ligji për modelin e kombinuar për përdorimin e librave shkollorë të shtypur dhe dixhitalë, për Carovskën është një ndryshim i rëndësishëm. Sa i përket shqetësimit për shëndetin e fëmijëve që do të kalojnë më shumë kohë para pajisjve digjitale, ministrja thotë se librat digjitalë shkurtojnë këtë kohë përmes informacioneve të përmbledhura cilësore.
"Fëmijët tanë jetojnë në një botë digjitale, e pas 20 vitesh, kur ata që janë tani në klasë të parë duhet të jenë qytetarë produktivë, atëherë ata tërësisht do të jetojnë në atë botë digjitale për të ciat tani do t’ua japim njohuritë. Ata duhet të mësohen që kompjuteri nuk përdoret vetëm për rrejtet sociale dhe lojra, por edhe për të formuar njohuritë që na duhet. Kemi rreth 1.300 nxënës që nuk kanë as energji elektrike në shtëpi dhe en këtë e dimë, e njoh shumë mirë situatën sociale. Gjithsesi, çdo prind që vlerëson se fëmija i tij nuk mund të mësoj nga librat digjital do të printoj librin. Në ato familje ku për shkaqe ekonomike nuk do të mundin ta shtypin librin, këtë do ta bëjë shkolla dhe atje ku mungojnë pajisjet elektronike, do të sigurohen nga shkolla.", tha Carovska.
Ende nuk dihet ndërkohë nëse edhe vitit i ardhshëm shkollor do të mbahet online apo nxënësit do të rikthehen fizikisht në klasa. Ministrja Carovska thotë se për këtë do të vendoset gjatë periudhës së pushimeve verore. Këto komente Carovska i bëri gjatë vizitës në shkollën 25 maji në Gazibabë, ku u promovua klasa me sensor.
FARIJE DAUTI BAKIU
