Maqedoni
Filipçe në Serbi, vaksinat e radhës do i porosisim nga "Torolak"
20.04.2021 14:31
Falë vaksinave që erdhën nga Serbia, Maqedonia ka filluar procesin e imunizimit ka thënë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe...

Falë vaksinave që erdhën nga Serbia, Maqedonia ka filluar procesin e imunizimit ka thënë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës së tij në Beograd. Filipçe falenderoi autoritetet Serbe për ndihmën që ia ofruan Maqedonisë ndërsa theksoi se për furnizimet e ardhëshme me vaksina do të drejtohen tek Instituti "Torolak" në Sërbi si partener strategjik. Filipçe ka theksuar se ballafaqimi me pandeminë nuk është i lehtë të ndërpritet andaj ka theksuar se është e mundur që kjo vaksinë të bëhet sezonale.
"Ne në këtë moment kemi porositur sasi të mjaftueshme të vaksinave nga prodhues të ndryshëm, të nevojshme që të plotësojnë nevojat për këtë vit që të arrihet efekti i imunitetit kolektiv. Kjo nënkupton se për çdo hap të ardhshëm apo furnizim të ardhshëm ku duhet të drejtohemi do të jetë Instituti Torllak.", tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Llonçar: Premtojmë bashkëpunim me RMV-në
Ministri serb i shëndetësisë, Zllatibor Llonçar premtoi bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë së Veriut teksa njoftoi se deri më tani rreth 15 mijë qytetarë të RMV-së janë vaksinuar në Sërbi. Mund të vinë dhe qytetarë të tjerë për t’u vaksinuar por jo pa caktimin e terminit.
"Virusi Korona nuk njeh kufi, atëherë edhe ne duhet të sillemi sikur nuk ka kufi dhe të shohim se si mund tia bëjmë. Vaksinimi, përshpejtimi dhënies së vaksinimit, forma e vetme për të parandalua përhapjen e virusit. Sa i përket qytetarëve që janë vaksinuar në tek ne më e pakta që mund të bëjnë është të ju soigurojmë edhe dozën e dytë të vaksinës, por mund të dakordohemi që ato doza të revaksinimit ti japim Maqedonisë dhe atje të organizohet revakinimi.", tha Zllatibor Llonçar, ministër i shëndetësisë në Sërbi.
35 mijë qytetarë të vaksinuar, 119 000 vaksina antiCovid për RMV-në nga BE
Ndërkohë, Bashkimi Evropian do të dorëzojë në Maqedoninë e Veriut 119 mijë doza të vaksinave kundër Covid-19. Këto vaksina janë pjesë e 651 000 dozave të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech, për shtetet e Ballkanit, financohen nga Komisioni Europian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë.
Në vend deri më tani janë vaksinuar më shumë se 35 mijë qytetarë. Ky furnizim konkret do të dorëzohet në baza katër mujore, duke filluar nga java e parë në maj, kur priten rreth 19.000 doza. Të hënën mbërriti dërgesa e parë e vaksinës “Pfizer” të cilat Ministria e Shëndetësisë i siguroi përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e vaksinës anti-Covid-19. Bëhet fjalë për 10.530 vaksina të cilat nga dita e mërkurë do të shpërndahen në të gjitha punktet e vaksinimit, sipas Strategjisë nacionale për Imunizim.
Paraprakisht u paralajmërua se dërgea e dytë nga "Pfizer" me edhe 10 mijë vaksina të tjera do të arrijë më 26 prill. Në fund të këti muaji është e paraparë të arrijnë edhe 200 mijë dozat e vaksinës kineze dhe vaksinimi do të vazhdojë sikurse edhe deri më tani, sipas grupmoshave.
FLORIJE BELULI KAMBERI
