Maqedoni
Aleanca për Shqiptarët-Tetovë: Të zbardhet kontrata me avokatin nga Shkupi
20.04.2021 14:47
Aleanca për shqiptarët Dega në Tetovë, ka kërkuar sot sqarime nga Komuna e Tetovës...

Aleanca për shqiptarët Dega në Tetovë, ka kërkuar sot sqarime nga Komuna e Tetovës se përse ka vendosur të paguajë një avokat nga Shkupi për shërbimet juridike të komunës, duke anashkaluar avokatët e tjerë të Tetovës. Nga ASH kërkojnë që të bëhet publike kontrata me avokatin Trajcev dhe e gjithë procedura e përzgjedhjes.
"Komuna jonë e dashur, paguan avokatin 15 mijë euro për 3 muaj, por nuk paguan kontributet e dhjetra punëtorëve të ndërrmarjes publike të qytetit, shpesh duke ua vonuar pagat mujore. Këkrojmë nga kryetarja e komunës që të bëjë publike kontratën me avokatin Nikolla Trajcev, si u përzgjodh duke anashkaluar qindra avokatë te Tetovës dhe të tregojë nëse di ndonjë koleg tjetër të komunave maqedonase, që angazhon ndojnë avokat shqiptar.", tha Muzafer Etemi nga Aleanca për Shqiptarët.
