Maqedoni

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane donacion për Spitalin Klinik të Tetovës

20.04.2021 15:08

Spitali Klinik në Tetovë ka pranuar një donacion nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit...

Spitali Klinik në Tetovë ka pranuar një donacion nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit, 500 pako të përbëra kryesisht me batanie, çarshafë dhe jastekë. Kjo nismë e komunitetit shqiptar të Amerikës, më saktësisht nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit dhe z. Bruno Ceka do të vazhdojë edhe në shumë qytete tjera të vendit tonë, por poashtu edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.
 
"Janë 500 pako të përbëra nga batanie, çarshafë, jastëkë dhe kallëpe jastëku në vlerë prej  10,000 euro, e që do t’i shërbejnë nevojave të pacientëve të këtij spitali.", tha Arianit Xhaferi, përfaqësues i QKSHA - Teksas.
 
"Dua të falendëroj z. Bruno Ceka,që këtë mision të gjërë të donacineve ka filluar pikërisht me spitalin tonë.Sigurojë donatoret dhe opinonin publik se ky donacion i cili është kontributë i komunitetit shqiptar të Amerikës, do t’i shërbejë sa më mirë dhe sa më gjatë nevojave të pacientëve tanë.", tha Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik - Tetovë.
 
Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit inkurajojn dhe i ftonë edhe shoqatat tjera të diasporës, grupe e individë që t’i ndihmojnë komunitetit të tyre në vendlindje.
 
VISAR SADIKI