Ekonomi

Përkrahja financiare e kompanive, Besimi: 60.000 të punësuar do të ndihmohen

20.04.2021 15:23

1.9 miliard denarë janë ndarë për subvencionimin e pagave të punëtorëve për muajt shkurt dhe mars...

1.9 miliard denarë janë ndarë për subvencionimin e pagave të punëtorëve për muajt shkurt dhe mars. Kompanitë kanë afat që prej sot e deri më 30 prill të aplikojnë për këtë masë, me të cilën do të përfshihen rreth 60 mijë punëtorë. Vlera e përkrahjes do të përcaktohet në varësi të zvogëlimit të të hyrave të ndërmarrjeve në tre muajt e fundit në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. 
 
“Për çdo punëtorë do të paguhet përkrahja në interval prej 14.500 denarë deri në 21.776 denarë në muaj. Për zvogëlimine të hyrave prej 30-40% vlera e përkrahjes financiare do të jetë 14.500 denarë, prej 40-50% - 15.955 denarë, nga 50-60% do të ketë përkrahje prej 17.410 denarë, 60-70% - 18665 denarë, 70-80% 20.320 denarë. Mbi 80% 21.776 denarë.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.   
 
Llukarevska: Pagën e marsit nuk e kanë marrë 54.662 persona
 
Por jo të gjitha kompanitë mund të aplikojnë për këto masa. Kusht për të aplikuar është numri i të punësuarve për të cilët kërkohet ndihma duhet të jetë i njejtë ose më i madh në krahasim me gushtin e vitit 2020. Kompanitë nuk duhet të japin dividenta deri në pagesën e pagës së marsit. Të punësuarit për të cilët kërkohet ndihmë nuk mundet të kenë pagë më të lartë se 39.900 denarë. Drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska informoi se 54.662 të punësuar nuk kanë marrë pagat për muajin mars. 
 
“Për muajin shkurt të vitit 2021, 3774 punëdhënës nuk kanë paguar rroga për 9947 të punësuar. Përderisa për muajin mars të vitit 2021 deri në afatin ligjor 15 prill të vitit 2021, pagën bruto nuk e kanë paguar 14.998 punëdhënës për 54.662 persona të punësuar.”, tha Sonja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it. 
 
Gjithashtu u preyentua edhe një masë tjetër nga pakoja e pestë, e cila së shpejti do të fillojë aplikimin. Bëhet fjalë për linjën kreditore pa interes Covid 4 përmes Bankës për Zhvillim, për të cilën janë ndarë 10 milionë euro për kredi prej 3000 deri në 30 mijë euro dhe parashikohet për kompani të cilat do të rrisin numrin e të punësuarve apo qarkullimin një pjesë e kësaj kredi të transformohet në grant.
 
ERSAN PAJAZITI