Maqedoni

Kumanovë, vaksinohen të punësuarit në çerdhen për fëmijë

20.04.2021 15:58

Të punësuarit në çerdhen për fëmijë “Angell Shajçe“ në Kumanovë, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët , kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit Covid 19. Siç ka njohtuar drejtoresha e këtij enti për fëmijë, Marina Aleksovska, deri më tash janë vaksinuar 80 për qind e të punësuarve. 
 
“Mirë është që fillimisht u vaksinuan ata që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët. Tash për tash nuk kemi asnjë të infektuar,  kurse nga shtatori i vitit të kaluar është  evidentuar vetëm një fëmij i infektuar  edhe atë nga prindërit e tij gjatë muajit nëntor. Në çerdhe punohet konform protokolleve të parapara, rregullisht dezinfektohen hapësirat   ku qëndrojnë fëmijët , kurse personeli punon secili me grupin e vet.", tha Marina Aleksova, drejtoreshë e kopshtit të Kumanovës.
 
Ndërkohë Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në mbledhjen e sotme ka kërkuar nga Ministria e shëndetësisë që në procesin e imunimizit urgjentisht të përfshihen në kontinuitet të punësuarit nëpër entet shëndetësore në territorin e Komunës së Kumanovës si dhe pjestarët e Njësisë territoriale të zjarrëfikësve në Kumanovë, përshkak të rrezikshmërisë së tyre për tu infektuar nga Covid-19 gjatë punëve dhe aktiviteteve tjera të përditshme. Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim gjithashtu u apelon të gjitha Bashkësive fetare në territorine Kumanovës që ti respektojnë masat për mbrojtje nga virusi korona gjatë kryerjes së ceremonive fetare nëpër objektet fetare duke mbajtur maska mbrojtëse dhe ruajtjen e distancës prej 2 metrave.
 
FATLUM AQIFI