Ekonomi
Pako e 6-të e masave anti-krizë, Bytyçi: Të gjitha objektet gastronomike do të mbështeten
20.04.2021 16:08
17.8 milion euro peshon pakoja e gjashtë e masave anti-krizë, të cilën e prezentoi Qeveria...

17.8 milion euro peshon pakoja e gjashtë e masave anti-krizë, të cilën e prezentoi Qeveria. Me të parashikohet të ndihmohen 10.000 kompani apo rreth 60.000 të punësuar. Pjesën më të madhe të kulaçit në këtë pako do ta marrin objektet gastronomike, si më të goditur nga kriza.
“Të gjitha objekteve gastronomike do tu mbulohen 30% të të ardhurave, një shumë që do të llogaritet si mesatare e të ardhurave esatare mujore në vitin 2019 dhe 2020, për të cilën do të aplikohet këto ditë në vazhdim. Gjithashtu, të gjitha objektet e regjistruara gastronomike do të marrin 15.200 denarë mbështetje financiare për çdo të punësuar. Me këtë masë do të mbështeten rreth 6 mijë objekte gastronomike që punësojnë rreth 17.000 njerëz,”. tha Fatmir Bytyçi, zv kryeministër për çështje ekonomike.
Bekteshi: Do të mbështetet sektori i turizmit
Me 2.5 milion euro do të ndihmohen klubet e natës, këndet për lojëra për fëmijë, restorantet e dasmave, qendrat e fitnesit, fotografët dhe fotostudiot. Mbështetje do të ketë edhe për agjencionet turistike, ndërsa përmes kësaj mase do të mundësohen 50 mijë teste falas për turistët që do të vijnë në RMV.
“Për mbi 300 Agjencione turistike të cilët jnë të kategorizuara, qoftë me licencë B apo A, ministria e Ekonomisë dhe Sekretariati gjeneral do të ndahen grante të cilët do të variojnë për kategorinë B deri në 2000 euro dhe për ato të cilët janë të licencuara me licencë A deri në 5000 euro.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Nga resori ekonomik u shprehën se këto masa do të ndikojnë në ruajtjen e vendeve të punës dhe rimëkëbjen ekonomike.
ERSAN PAJAZITI
