Maqedoni

Raporti javor i ISHP-së: Ulen rastet e reja, 25,4% më shumë fatalitete

20.04.2021 15:39

Raporti javor nga Institutit për Shëndet Publik, tregon një ulje prej të numrit të infektimeve të reja me SARS-CoV-2...

Raporti javor nga Institutit për Shëndet Publik, tregon një ulje prej të numrit të infektimeve të reja me SARS-CoV-2, por shetësuese mbeten shifrat e larta të fataliteteve.
 
Në periudhën prej 12 deri 18 prill të vitit 2021 janë testuar gjithsej 21.763 materiale. Pozitive janë 5.199 raste, nga 35 qytete. Përqindja e rasteve pozitive sillet mesatarisht 22,6 %. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup 40,1%. Incidencë më e lartë javore prej 397,4 të infektuarish për 100.000 banorë është regjistruar në Manastir. Përsa i përket grupmoshave, kryesojnë infektimet të mosha mbi 60 vjec, ( 33,1%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 vjec(1,8%) dhe 10-19 vjet (4,6%). Lajm i mirë është se tek të gjitha grupmoshat vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve. Lajm jo i mirë ështe se gjatë një jave janë raportuar 206 vdekje  nga 26 qytete, apo 25,4% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 175 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 20 në moshë nga 50-59 vjet, nga 5 persona nga 40-49 vjet dhe 30-39 vjet, dhe 1 person në moshë nga 20-29 vjet. Aktualisht në vend ekzistojnë 5 variante të vorusit Korona. Lloji dominant me 100% mes mostrave të testuara ,  mbetet  i ashtuquajturi lloji britanik.