Maqedoni
Covid 19: 31 viktima, 766 raste të reja, 1.118 të shëruar
20.04.2021 16:12
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3171 testime të bëra ka regjistruar 766..

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3171 testime të bëra ka regjistruar 766 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 31 persona, ndërsa janë shëruar 1118 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 252 raste i pasuar nga Manastiri me 80, Kumanova 64, Prilepi 41, Velesi 36, Strumica 33, Shtipi 28, Tetova 27 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 31 pacientë, prej të cilëve tetë pacientë nga Shkupi, katër nga Manastiri, tre nga Kumanova, nga dy pacientë në Gjevgjeli, Kavadar dhe Koçan dhe nga një pacient në Veles, Strugë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Shtip.
Ndërkohë ,numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 147.995,prej tyre janë shëruar 124.828 kanë humbur jetën 4.509 dhe numri i rasteve aktive shënon 18.658.
