Maqedoni
Protestojnë hotelierët dhe agjensitë turistike, kërkojnë ndihmë shtetërore të pakthyeshme
20.04.2021 17:09
Për shkak të dihmës financiare jo të mjaftueshme, sektori për turizëm dhe hoteleri protestuan...

Për shkak të dihmës financiare jo të mjaftueshme, sektori për turizëm dhe hoteleri protestuan para Ministrisë së Finansave. Pjesëmarrësit kërkojnë ndihmë të pakthyeshme në formën е granteve që do të varionin nga 5 mijë deri në 15 mijë euro, dhe për objektet e dasmave që nuk punojnë për më shumë se një vit, grante prej 50 mijë eurosh.
Punonjësit e turizmit po kërkojnë që data e skadimit të vaucerëve që nuk u përdorën vitin e kaluar të zgjatet deri në fund të vitit 2022 dhe të realizohet ekskluzivisht përmes agjencive. Në protest ishin bashkangjitur edhe pronarët e këndeve për lojra.
Ata theksojnë se ndihma shtetërore duhet të jetë e domosdoshme në kontunuitet sepse situata me pandeminë është ende e pasigurt. Ata njoftojnë se do të vazhdojnë protestat derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
"Me qëllim që të mbuloen kostot aktuale dhe borxhet e akumuluara për shkak të ndalimit të punës , ne po kërkojmë gjithashtu ndihmë financiare në formën e granteve për të gjitha objektet e regjistruara hotelierike të ndara në tre kategori, bazuar në madhësinë e numrit të të punësuarve për vitin e kaluar si dhe caktimin e një moratoriumi ose riprogramimi me një periudhë faljeje për kredi në bankat komercijale dhe bankat për zhvillim", u shpreh Martin Angellovski nga grupi i hotelierëve.
"Tashmë ka filluar edhe mbyllja e agjencive turistike përshkak se nuk kishte kontunuitet të ndihmave, për shkak se si aktivitet i licencuar duhet të kemi një numër minimal të të punësuarve dhe fatkeqësisht nuk mund të përballohet gjendja dhe nuk ka mjete financiare për mbijetesë", theksoi përfaqsuesja e agjensive turistike, Ana Marija Aleksova.
"Nuk ka aspak interes për të festuar një ditëlindje nëpër këndet e lojërave, kështu që ne kërkojmë mbështetje financiare derisa të krijohen kushtet e punës. Ne kemi qenë pa aktivitete biznesi për katërmbëdhjetë muaj", u theksoi Trajko Nikollovski nga bordi organizativ.
SEDAT SELIMI
