Maqedoni
Sh. F. “25 Maji ” - Butel, klasë senzorike për fëmijët me pengesa në zhvillim
20.04.2021 17:47
Një klasë e re me stimuj senzorikë për nxënësit që kanë aftësi të kufizuara...

Një klasë e re me stimuj senzorikë për nxënësit që kanë aftësi të kufizuara, tashmë do të funksonojë edhe në shkollën fillore "25 Maji" në Shkup. Sipas autoritetete , shkollat gjithëpërfshirëse nënkuptojnë arsim cilësor, pa dallime dhe pa diskriminim. Përmbajtjet e stimulit që janë pjesë e kësaj klase, përdoren për të siguruar stimulim shtesë stë të gjitha shqisave tek fëmijët me zhvillim atipik.
"E bërë me çmimin e inkluzionit sot kemi arritë të bëjmë hapjen solemne të dhomës senzorike. Për këtë arsye kemi siguruar edhe defektologun e shkollës që të punojë me nxënës me aftësi të kufizuara. Kjo është një arritje jonë i falemnderojmë përzemërsishtë të gjithë donotarët që na kanë dhuruar prindërit arsimtarët që të arrimë te kemi këtë dhomë senzorike që të kenë kushte më të mira nxëxnës të kategorisë me aftësi të kufizuara", u shpreh drejtori i shkollës Fadil Murtezani.
"Jam e lumtur që jam pjesë e shkollës fillore 25 Maji e cila është një ndër shkollat e para të digjitalizuara në vend mund të them dhe më gjërë. Gjithashtu jemi krenar që arritm të bëjmë një dhomë senzorike për nxëxnësit me aftësi të poasaçme", theksoi arsimtarja Suzana Jakupi - Kurbardoviq.
Kreu i komuns Boris Georgievski tha se për të tretin vit me radhë janë punësuar shtatë asistentë personalë arsimorë që mbështesin nxënësit Komuna e Gazi Babës ka aplikuar për sigurimin e 25 asistentëve arsimorë, ka siguruar qasje në të gjitha shkollat fillore përmes platformave të aksesit më të lehtë, ka adaptuar mobiljet dhe tualetet për nevojat e nxënësve.
MInistrja Carovska premtoi gjithëpërfshirje edhe në librat e rinj shkollorë duke përmendur vesrionet audio të të gjitha librave të rinj shkollorë dhe teksteve në albabetin Braille në mënyrë që nxënësit me shikim të dobët të mund t’i përdorin më lehtë.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
