Kuvend, do të mbajnë seanca komisionet kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot seanca do të mbajnë komisionet për Transport, Lidhje dhe Ekologji, për Politikë të Jashtme dhe Komisioni Ligjdhënës-juridik.......

Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërtim dhe të Ligjit për Shërbime Postare, të dy në lexim të parë, janë në rend dite të seancës së Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji.
Pika e vetme në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme është Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Republikë së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në Programin e Unionit “Fiskalis 2020”.
Anëtarët e Komisionit Ligjdhënës-juridik do të debatojnë për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërtim dhe Ligjit për Shërbime Postare, në lexim të parë edhe për propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në Programin e Unionit “Fiskalis 2020”.
