Rusia, dërgon pajisje të reja ushtarake në Ukrainë
Zyrtarë ukrainas, kanë njoftuar se Rusia ka dërguar pajisje të reja ushtarake, për të ndihmuar separatistët pro-rusë në lindje, të cilët po luftojnë me forcat qeveritare.....

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, ka thënë se pesë kolona me armatim janë parë duke hyrë në territorin e Ukrainës, më 24 nëntor. Prej këtyre kolonave, janë identifikuar 85 mjete transporti, që kanë hyrë nga Rusia në Ukrainë, përmes pikës kufitare në Izvaryne. Gjatë 24 orëve të fundit, njoftohet se është vrarë një ushtar ukrainas dhe pesë të tjerë janë plagosur.
Konflikti mes separatistëve pro-rusë dhe qeverisë ukrainase po vazhdon përkundër arritjes së armëpushimit mes tyre më 5 shtator. Sipas Kombeve të Bashkuara, nga ky konflikt gjashtë mujor janë vrarë më shumë se 4.300 persona.
