Maqedoni
Parashikimi i motit
21.04.2021 09:02
Moti sot të jetë me diell dhe vranësira të vogla mesatare....

Moti sot të jetë me diell dhe vranësira të vogla mesatare. Mëngjesi do të jetë i freskët ndërsa gjatë ditës vende-vende do të ketë kushte për shi afatshkurtër dhe bubullima të rralla, kryesisht në zonat malore. Erë e lehtë deri në mesatare do të fryjë në drejtim perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 6, ndërsa maksimalja do të mbërrijë prej 13 deri 21 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 3, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 18 gradë.
Në ditët e ardhshme, temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero, kurse ato ditore do të jenë në rritje. Të shtunën pritet të ketë reshje të shiut.
