Botë

Policia vret adoleshenten me ngjyrë në Ohio

21.04.2021 10:35

Një oficer policie në Ohio qëlloi për vdekje një vajzë adoleshente me ngjyrë...

Një oficer policie në Ohio qëlloi për vdekje një vajzë adoleshente me ngjyrë, pas raportimeve për një sulm me thikë në zonë.
 
Ngjarja e rëndë ndodhi në Colombus dhe shkaktoi një zemërim të madh te banorët e qytetit.
 
Policia e Columbus më vonë nxori pamje nga kamerat e trupit të policisë gjatë incidentit, ku tregohen disa njerëz që sulmonin një person para se vajza të qëllohej disa herë.
 
Një hetim është duke u zhvilluar, ndërkohë që zyrtarët që iu bëjnë thirrje banorëve vendas të qëndrojnë të qetë.
 
Një turmë e zemëruar më vonë u mblodh në vendin e ngjarjes, raportuan mediat amerikane dhe e gjitha kjo disa orë përpara se gjykata të jepte dënimin për oficerin e përfshirë në vrasjen e George Floyd.