Maqedoni
Interpelanca për spasovskin para deputetëve
21.04.2021 11:01
Kuvendi Republikan, sot pritet të mbajë seancën e 39-të....

Kuvendi Republikan, sot pritet të mbajë seancën e 39-të.
Deputetët do të shqyrtojnë interpelancën për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të cilën e parashtruan deputetët Ziadin Sela, Afrim Gashi, Skender Rexhepi, Elmi Aziri, Syrija Rashidi, Halil Snopçe, Ilire Dauti, Safije Sadiki Shaini, Adnan Neziri, Abdulla Saliu, Artina Qazimi dhe Hysni Ismaili.
Në rend të ditës për miratim ndodhet fillimisht propozim-ligji vazhdimin e gjendjes së krizës në një pjesë të vendit, nga shkaku i rrezikut të lartë nga vëllimi i shtuar i hyrjes dhe tranzitit të migrantëve, si dhe për mbrojtjen e shëndetit publik si pasojë e migrimit të paligjshëm në kushtet e Kovidit dhe përpjekjeve për parandalimin e përhapjes së tij.
