Botë
Kuleba: Trupat ruse vazhdojnë të arrijnë në kufi
21.04.2021 11:12
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të martën se Rusia...

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të martën se Rusia së shpejti do të ketë më shumë se 120,000 trupa në kufirin me Ukrainën.
Ministri bëri thirrje për sanksione të reja ekonomike perëndimore ndaj Moskës.
“Trupat ruse vazhdojnë të arrijnë në afërsi të kufijve tanë në verilindje, në lindje dhe në jug. Brenda rreth një jave, ata pritet të arrijnë një forcë të kombinuar prej mbi 120,000 trupash ..U bëri thirrje hapur kolegëve të fillojnë të shqyrtojnë një raund të ri sanksionesh ndaj sektorëve të ndryshëm ekonomikë të Rusisë”, tha Kuleba në një konferencë shtypi në internet. Ai shtoi se nuk e ndjente që ministrat e BE-së të ishin të gatshëm për një veprim të tillë, por u tha atyre se sanksionet individuale ndaj zyrtarëve rusë janë të pamjaftueshme.
Rusia ka përqendruar më shumë se 150,000 trupa në kufirin me Ukrainën dhe në Krime. Moska ka thënë se grumbullimi i forcave është një stërvitje e shpejtë ushtarake tre javore për të provuar gatishmërinë luftarake në përgjigje të asaj që ajo e quan sjellje kërcënuese të NATO-s. Ajo ka thënë se manovrat ushtarake do të përfundojnë brenda dy javësh.
