Edhe Interi e “tradhton” Superligën: Nuk na intereson më ky projekt

21.04.2021 11:21

Projekti i Superligës humbet një pjesë tjetër....

Projekti i Superligës humbet një pjesë tjetër. Pas gjashtë klubeve angleze, të cilat njoftuan tërheqjen e tyre të martën në mbrëmje vonë, Interi, gjithashtu, bën prapakthehu. 
 
Siç bëhet me dije nga mediet pranë klubit milanez, Interi ka vendosur të largohet nga kompeticioni. “Në gjendjen aktuale të Superligës, ky projekt nuk ka më interes për ne”, mësohet të jenë shprehur drejtuesit zikaltër.
 
Ky vendim vjen pas largimit të klubeve angleze, teksa nga Spanja raportohet se Atletico Madrid po përgatit largimin zyrtar. Barcelona gjithashtu e ka lënë në dorë të aksionerëve të tjerë, duke u larguar me klas nga projekti.
 
Një goditje tjetër e rëndë për pesë rebelët, që ende i qëndruan besnikë projektit, domethënë tri klubet spanjolle dhe Juventusi me Milanin. 
 
Në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Superliga, në fakt, nuk përmendet një tërheqje përfundimtare, por vetëm dëshira për ta rimodeluar projektin.
 
E gjitha kjo, duke riafirmuar sesi duhet të ndryshojë status quo-ja e futbollit europian.