Maqedoni
Zv/kryeministri Dimitrov për vizitë pune në Letoni dhe Lituani
21.04.2021 09:56
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, nesër dhe pasnesër do të qendrojë për vizitë pune në letoni dhe Lituani....

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, nesër dhe pasnesër do të qendrojë për vizitë pune në letoni dhe Lituani. Turneu baltik i Dimitrovit do të rrumbullakohet me vizitë në Estoni në fillim të muajit maj.
“Është vazhdim i serë vizitave të Dimitrovit në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së. Si në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Austri, ashtu edhe në këto dy vende baltike, të cilën janë pjesë e grupit “Miqtë e zgjerimit”, Dimitrov do të diskutojë me përfaqësues të lartë të Letonisë dhe Lituanisë në kontekst të mbështetjes së tyre për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Në takime Dimitrov do ta përcjellë mesazhin për nevojën e pashmangshme të miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndër-qeveritare të vendit me BE-në, si çështje e interesit strategjik për rajonin dhe për Evropën. Për këtë qëllim, do ti paraqesë edhe hapat konkrete reformuese për përmbushjen e agjendës evropiane në vend”, thuhet në kumtesën e SÇE-së.
Nga SÇE-ja paralajmërojë se në takimet do të shqyrtohen edhe sferat për forcimin e bashkëpunimit bilateral për zbatimin e suksesshëm të reformave evropiane përmes mbështetjes konkrete teknike, si dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në sferat e interesit të përbashkët, gjetjen e përgjigjes për sfidat aktuale të sigurisë globale dhe intensifikim i shkëmbimit tregtar.
