Maqedoni
Vazhdon procesi i vaksinimit
21.04.2021 11:39
Procesi i vaksinimit vazhdon në vend. Që nga 18 prilli...

Procesi i vaksinimit vazhdon në vend. Që nga 18 prilli, 7020 punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar me dozën e parë dhe 6750me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.
Që nga 31 Marsi, kur filloi vaksinimi i popullsisë për personat mbi 73 vjeç, janë vaksinuar 13,575 qytetarë.
Më 5 prill, vaksinimi masiv filloi në sallën "Boris Trajkovski", ku u vaksinuan gjithsej 18,376 qytetarë.
Dy ditë më parë, në vend mbërritën 10 mijë vaksina nga "Pfizer" dhe gjatë këtij muaji priten vaksina të tjera edhe nga prodhuesit e tjerë.
RMV ka bërë porosi për mbi 2 milion vaksina, por që nga dje, nëse paraqitet nevoja, vendi ynë do të mund të sigurojë vaksina edhe nga Instituti i Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve "Torlak" nga Serbia.
