Volers: Pushteti të sigurojë barazi për të gjithë
Ambasadori amerikan, Poll Volers, u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve relevant të vendit, që të punojnë dhe të japin kontributin e tyre për të pasur një shoqëri multietnike, ku do të respektohen të gjitha dallimet......

Ambasadori Voler, këto komente i ka bërë para studentëve të UEJL-së, gjatë një ligjërate, ku është përqendruar edhe në situatën e tensionuar në përgjithësi në të gjithë botën, e me theks të veçantë për dhunën e shfaqur në Siri dhe Irak.
Ambasadori Volers, me këtë rast, në emër kundër dhunës u ka bërë thirrje të gjithë liderëve, përfshirë këtu edhe ata të Maqedonisë, që të mos i heshtin problemet, sepse në atë mënyrë mund të arrihet vetëm kundërefekt dhe aspak sukses.
“Ndërtimi i raporteve të mira ndëretnike janë më se të nevojshme, sepse vetëm në këtë mënyrë neutralizohet dhuna. Ky është proces i dhimbshëm, por është i rëndësishëm. Për të lëvizur përpara, të gjithë vendet dhe shoqëritë duhet të flasin drejtë për ndjenjat dhe problemet e tyre, pra duhet të flitet hapur si të rregullohet situata në vendin tuaj. Kjo kërkon po ashtu edhe media të lira që përhapin diversitetin dhe po ashtu të flitet për problemet në shoqëri. Kërkon edhe një ndërtim të sistemit qeveritar dhe institucional, që njerëzit t’i besojnë, madje edhe nëse nuk pajtohen me të”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Maqedoni, Poll Volers.
