OBSh: Mbi 5.2 milionë të infektuar brenda një jave
Infektimi me Covid-19 është rritur me shpejtësi alarmante për tetë javë rresht, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë....

Infektimi me Covid-19 është rritur me shpejtësi alarmante për tetë javë rresht, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë. Më shumë se 5.2 milionë raste të reja u regjistruan javën e kaluar, shifër kjo më e larta brenda një jave që nga fillimi i pandemisë. Vdekjet u rritën gjithashtu për të pestën javë rresht, me pandeminë që deri më tani ka marrë zyrtarisht më shumë se 3 milionë jetë njerëzish.
Pasi të rrezikuarit dhe të moshuarit po vaksinohen OBSH ngrit shqetësimin se barra e përhapjes së virusit mund të zhvendoset drejt të rinjve. Infeksionet dhe shtrimet në spital midis njerëzve të moshës 25 deri në 59 vjeç po rriten me një shpejtësi alarmante, ndoshta për shkak të varianteve shumë të transmetueshme dhe rritjes së grumbullimeve shoqërore midis të rinjve.
