Kinë: Zjarr në minierë, 24 të vdekur
26.11.2014 13:32
Në një minierë qymyri në Fuxin në verilindje të kinës ka ndodhur një incident i rëndë i cili shkaktoi vdekjen e 24 personave.......

Ky aksident tregon se kushtet në të cilat punojnë minatorët kinezë janë shumë të vështira. Zjarri, që ra në minierë ka shkaktuar edhe plagosjen e 52 personave, theksoi agjencia kineze, duke cituar kompaninë shtetërore që menaxhon këtë minierë, Fuxin Coal Corporation.
Hetimet nxjerrin në pah se pluhuri i qymyrit ka marrë flakë. Kina, e cila djeg gjysmën e qymyrit të prodhuar në botë, ka një sërë minierash që kanë një nam shumë të keq për shkak të sigurisë shumë të dobët.
Në vitin e shkuar kina pati 589 aksidente që kanë lidhje me minierat, në të cilat humbën jetën 1.049 perosna, sipas shifrave zyrtare.
