Maqedoni
Kovid-19, 47 të vdekur dhe 627 të infektuar
21.04.2021 17:51
Rastet pozitive me Kovid-19 në vend vazhdojnë të shënojnë ulje, por jo edhe numri i të vdekurve...

Rastet pozitive me Kovid-19 në vend vazhdojnë të shënojnë ulje, por jo edhe numri i të vdekurve.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 47 të vdekur, 22 prej të cilëve në Shkup.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se 15 prej të vdekurve kanë humbur jetën gjatë muajit mars në një spital privat, por Ministria është informuar sot, prandaj edhe janë përfshirë në raportin e 24 orëve të fundit.
Nga 2.865 të testuar janë regjistruar 627 raste të reja, ndërsa janë shëruar 765 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 arrin në 148 mijë e 618 persona, prej të cilëve 125 mijë e 593 janë shëruar, 4 mijë e 556 kanë vdekur, ndërsa edhe 18 mijë e 469 janë raste aktive.
