Maqedoni

Konferenca “Sor 26 glazgov”: Skenari i gjelbër - përgjigje e ndryshimeve klimatike

21.04.2021 18:17

Në ballafaqimin me ndryshimet klimatike nevojitet partneritet dhe veprim i menjëhershëm sipas detyrave...

Në ballafaqimin me ndryshimet klimatike nevojitet partneritet dhe veprim i menjëhershëm sipas detyrave për të cilat janë të obliguara  shtetet. Ky ishte përfundimi i diskutimit mbi përgatitjet nacionale për pjesëmarrje në  konferencën “SOR 26 ne Glazgov”.
 
Qeveritë, shoqëria dhe biznesi duhet të punojnë për një të ardhme më të mirë, ndërsa reduktimi i gazrave serë është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm, thekson ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Shton se furnizimi me gaze natyrore do të bëhet pas përfundimit të procesit të gazifikimit.
 
“Në pjesën e gazifikimit, përpos interkonektorit, tashmë janë sjellë vendime që të jemi pjesë e terminalit “Aleksandropolus”, por dhe në pjesën e ndërtimit të centralit në mënyrë shtesë do të ndikojë në furnizimin me energji në shtetin tonë.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Strategjia e re nacionale për energjetikë 2021/2041 duhet t’i inkorporojë qëllimet globale për rritje të qëndrueshme.
 
"Punojmë në disa procese edhe atë vendosjen e fondit nacional për efikasitet energjetik, këtë e bëjmë me Bankën Botërore, e cila do të mundësojë subvencione për pajisje energjetike efikase dhe teknologjike.”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Fatmir Bytiqi.
 
“Politikat dhe masat në kontributin tonë nacional mund të jenë të incizuara shumë shpejt dhe mund të shërbejnë si masa për përballje me pandeminë Covid-19.”,- u shpreh ministri i ambientit, Naser Nuredini.
 
Sipas ambasadores amerikane Bërns, zvogëlimi i akullnajave në Antarktik dhe rritja e katastrofave në vitet e fundit, tregojnë se sa të nevojshme janë ndryshimet klimatike.
 
“SHBA të niset në rrugë ku do të ketë 0 emetim të gazrave serë, duam të përballemi me ndryshimet e krizës klimatike në shtëpi, por edhe përtej kufjeve.”,- theksoi ambasadorja e ShBA-ve në Shkup, Kejt Meri Bërns.
 
Sipas planit, parashikohet që në BE zvogëlimi i emetimit të gazrave serë të shkojë deri në 70 për qind deri në vitin 2035.
 
ZEKIRJA MEXHITI