Maqedoni

Sektori i gastronomisë dhe i turizmit, protesta edhe pse u paralajmërua pakoja e gjashtë

21.04.2021 18:43

Sektorin e turizmit dhe gastronomisë duket se nuk e kanë kënaqur as paralajmërimet për miratimin e pakos...

Sektorin e turizmit dhe gastronomisë duket se nuk e kanë kënaqur as paralajmërimet për miratimin e pakos së gjashtë të masave ekonomike prandaj ka vazhduar me protestat.

Ata thonë se aktualisht nuk e dinë se kush dhe sa do të marrë nga këto masa, ndërsa  pakoja e gjashtë, nuk do të ketë efekt nëse vazhdon vonesa në zbatimin e masave. Martin Angellovski nga Oda turistike, gastronomike deklaroi se duhet të dinë saktë kur do të bëhet.

Sepse pakoja e pestë u hartua në dhjetor, dhe të gjithë ne menduam se kjo krizë do të mbaronte në mars dhe procesi i rimëkëmbjes ekonomike do të fillonte, jemi të vetëdijshëm se nuk është ashtu.

Kjo është arsyeja pse ne themi që pakoja e pestë është e vonuar dhe ka nevojë për pako të gjashtë urgjente. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bityqi ka deklaruar se të gjitha kompanitë nga sektori i turizmit dhe hotelerisë do të marrin ndihmë nga shteti.

Ndërsa Oda Ekonomike ka vlerësuar se me pakon e gjashtë është dashur të përfshihen më shumë veprimtari.

Prej të enjtes në protestën e hotelierëve dhe punonjësve të turizmit do të bashkohen edhe kontabilistët, të cilët kërkojnë ndihmë financiare të pakthyeshme për të gjitha kompanitë në këtë sektor.