Turqia, donacion 7400 uniforma Armatës së RMV-së
Armata e Maqedonisë së Veriut ka marrë një donacion nga Turqia prej 7.400 uniformave të reja komplete gorteks...

Donacionin Ministrisë së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ia dorëzoi ambasadori i Republikës së Turqisë, Hasan Mehmet Sekozkok, në kazermën e Shkupit “Ilinden” të Shkupit.
Shekerinska theksoi se me këtë donacion çdo pjesëtar i Armatës së RMV-së do të sigurojë pajisje të plotë, me të cilën, mund të themi me krenari se Armata e Maqedonisë është armatë e pajisur.
Përveç pajisjes bazë, potencoi, do të furnizohet edhe me uniforma gorteks që mundëson aktivitete stërvitëse, jetesë dhe operacione në çfarëdo lloj kushte të motit.
Shekerinska me këtë rast bëri të ditur se tashmë ka përfunduar furnizimi i uniformës së re të dytë luftarake për të gjithë pjesëmarrësit, përfundoi uniforma solemne për pjesëtarët e Armatës, ndërsa është siguruar edhe pajisje e re ABH dhe pajisje sportive për të gjithë pjesëtarët e Armatës.
Ambasadori turk nga ana tjetër theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve bazohet në themele të sigurta dhe do të vazhdojë të zhvillohet në të gjitha fushat edhe në periudhën në vijim.
Turqia si vend përparues në fushën e industrisë mbrojtëse, do të vazhdojë të japë çfarëdo lloj mbështetje gjatë modernizimit të ushtrisë së RMV-së tha ambasadori turk.
