Maqedoni

Këshilli Penal: Dragi Rashkovski, në paraburgim 30 ditor

21.04.2021 19:35

Ish sekretari i qeverisë, Dragi Rashkovski, përfundon në paraburgim 30 ditorë...

Kështu vendosi Këshilli Penal i sektorit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, i cili ka pranuar ankesën e Prokurorit Publik dhe e ka ndryshuar vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake me të cilin ish sekretarit të qeverisë, Dragi Rashkovsi, i ishte caktua masa e paraburgimit shtëpiak.

Tani, Rashkovskit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Përpos tij, masa e paraburgimit i është caktuar edhe drejtuesit të kompanisë Ivonka.

Rashkovski akuzohet në rastin e furnizimit me softuer për shkelje të rregullave në komunikacion.