Maqedoni

Parashikimi i motit

22.04.2021 09:04

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites vendi do të preket nga vranësira të dendura duke sjellë mot me reshje, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 22 gradë celcius.
 
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme paradite me periudha të diellit. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie  deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.