Maqedoni

Zvoglohet numri i pacienteve me Covid, Filipce: Masat po japin rezultate

22.04.2021 10:38

Rastet e reja pozitive me Covid 19 në vend vazhdojnë të shënojnë ulje por jo edhe numri i të vdekurve....

Rastet e reja pozitive me Covid 19 në vend vazhdojnë të shënojnë ulje por jo edhe numri i të vdekurve. 
 
47 të vdekur u regjistruan në vend, 22 prej të cilëve në Shkup. Gjithsesi nga minsitria e shëndetësisë bënë të ditur se  numri I djeshëm I lajmëruarm përfshin edhe 15 qytetarë që humbën betejën me Covid 19 gjatë muajit mars në një spital privat, por që janë lajmëruar në listën e viktimave vetëm dje prandaj janë përshfirë në raportin e 24 orëve të fundit. Numri i rasteve të reja dje ishte 627, ndërsa janë shëruar 765 pacientë. MInistri I shëndetësisë Venko Filipce, thotë se gjendja momentalisht po stabilizohet dhe se nuk ka trysni aq shumë nëpër spitale.
 
“Presim që edhe numri i vdekjeve të ulet. Këtë e thonë edhe indikatorët. Nëse vazhdojnë këto indikatorë do të mund që një pjesë e objekteve hotelerike të hapen dhe të zvogëlohet ora policore”, tha Filipçe. 
 
Sipas tij, momentalisht nuk përdoren të gjitha kapacitetet për vaksinim dhe se kjo do të ndodhë në fund të muajit me arritjen e vaksinave të reja.
 
“Dinamika do të ndryshohet me arritjen e 200 mijë vaksinave kineze rreth 28 prillit. Kapaciteti është 10 mijë në ditë, pa sallat sportive që i po i përgatisim në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir”, tha Filipçe. 
 
Aktualisht kanë nisur vaksinimet me vaksinën Pfizer për të moshuarit mbi 70 vjeç. Dhjetë mijë doza tjera të vaksinës Pfizer Biontech pritet të arrijnë në vend më 26 prill, 200 mijë të tjera kineze pritet në fund të muajit. Deri më tash janë vaksinuar mbi 43 mijë qytetarë ndërkaq rreth 189 mijë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar.