Maqedoni
Korniza negociuese me Shkupin dhe Tiranën, optimizëm në KE për hapjen e negociatave
22.04.2021 11:03
Portugalia si kryesuese e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian ende shpreson që hapja zyrtare...

Portugalia si kryesuese e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian ende shpreson që hapja zyrtare e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të bëhet deri në qershor.
Komisioni Europian, po bën gjithçka që është e mundur për të miratuar Kornizën Negociuese për Maqedoninë e Veriut që deri në fund të presidencës portugeze më 30 qershor edhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
“Nga shtetet anëtare, mund t’ju them, se të gjithë duan që të shohin avancim. Ne kemi diskutuar gjithashtu me autoritetet e Bullgarisë. Siç e dini, ka patur një proces zgjedhor në Bullgari, që është zhvilluar së fundmi. Ne jemi në kontakt me të gjitha palët për të parë, nëse mund të arrijmë rezultatin e dëshirueshëm lidhur me mbajtjen e konferencave të para të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë presidencës tonë”, tha Sekretarja e Portugalisë për çështjet europiane, Ana Paula Zacarias.
