Botë
Situata Covid në çerdhe e kopshte, Shahpaska: Protokollet mbrojtëse po respektohen
22.04.2021 13:42
MInistrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpanska, e vlerëson si stabile gjendjen me virusin Korona në cerdhet e vendit....

MInistrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpanska, e vlerëson si stabile gjendjen me virusin Korona në cerdhet e vendit. Edukatoret dhe përkëdhelëset po vaksinohen por ministrja, nuk e bëri publik numrin e atyre që janë vaksinuar. Sipas saj, shifrat e hollësishme i ka Ministria e Shëndetësisë.
“Numri e saktë të të vaksinuarve e ka ministria e Shëndetësisë. Ne si ministri për Punë dhe Politikë Sociale përmes shkresës i dërguam listat se cilët nga edukatoret dhe përkëdhelësit janë paraqitur për t’u vaksinuar. Numrin konkret nuk mund tua them, atë mund ta merrni në Ministrinë e Shëndetësisë.", tha Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Sipas saj, nëse respektohen protokollet mbrojtëse, situata mund të mbahet në kontroll dhe prindërit të ndjehen të sigurtë për fëmijët e tyre. Deri të premten e kaluar në kopshte e cerdhe ka pasur 34 punonjës dhe 8 fëmijë të infektuar me Covid 19.
"Të premten kishim 34 punonjës të rinj pozitivë. Numri i fëmijëve pozitivë në javët e mëparshme ishte 58-56, pra aktualisht numri pothuajse ëhstë përgjysmuar dhe kemi vetëm 8 fëmijë pozitivë. Pra situata është e qëndrueshme. Përhapja e infeksionit në mesin e fëmijëve në kopshte deri më tani nuk ka ekzistuar dhe numrat korrespondojnë me situatën e përgjithshme epidemiologjike në vend.", tha Shahpaska.
Pas inspektimit të punimeve në kopshtin në Draçevë, Shahpanska u përgjigj edhe rreth ankesës së prindërve se nuk po gjejnë vende të lira në kopste për fëmijët. Tha se aktualisht në gjithë vendin ka 7500 vende të lira pasi aktualisht nga gjithsej 21350 vende, vetëm 13400 fëmijë janë regjistruar nga prindërit për përkujdesje në kopshte e cerdhe, duke respektuar edhe protokollet e vendosura.
FARIJE DAUTI BAKIU
