Maqedoni

Tentuan të hipin në avion me teste PCR fallco, dënim në të holla për dy shkupianë

22.04.2021 13:58

Dy persona nga Shkupi, kanë tentuar të hipin në avion me teste PCR të fallcifikuara....

Dy persona nga Shkupi, kanë tentuar të hipin në avion me teste PCR të fallcifikuara, edhe pse që nga 5 prilli kishin vendim për izolim pasi ishin Covid pozitivë.  Me Vendim të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe Inspektoratit shëndetësor, atyre u ishte caktuar izolim i detyrueshëm, por më 7 prill, ata tentuan të largohen nga vendi duke falsifikuar testet PCR, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
 
Tentimin për largim me teste të fallcifikuara e kanë bërë në  Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ku fallcifikimi është vërejtur nga autoritetet aeroportuale. “Prokuroria Themelore Publike në Shkup paraqiti Propozim për lëshimin e një urdhri penal kundër dy personave, të moshës 24 dhe 26 vjeç, për vepra penale – “Mosveprimi sipas rregulloreve shëndetësore gjatë një epidemie sipas nenit 206 paragrafi 1, paragrafi 1 i Kodi Penal.“ ,njofton Prokuroria Publike.
 
Tashmë ata do të përballen me dy vepra, falcifikim të testit PCR dhe dalje nga vendi i izolimit. Për të dyja veprat prokuroria propozon që t’u jepet dënim në të holla.